Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Policia sot ka bastisur shtëpinë e aktivistit Çlirim Gërbeshi.
“Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë bërë caku i policisë përderisa kriminelët vazhdojnë t’i shtojmë krimet. Derisa policia nuk guxon, as nuk provon ta kontrollojë ekzekutuesin e ‘Prontos’ Adem Grabovcin, katër policë e kanë shqelmuar derën e shtëpisë ku jeton Çlirimi”, thuhet në njoftimin e VV-së, transmeton Telegrafi.
“Aty ndodhej vetëm një grua me një fëmijë. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë krim, sikur as Çlirimi. Aktivistët e Lëvizjes po ndiqen vetëm pse janë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Shteti, përmes policisë nuk mund të kthehet kundër opozitës, as kundër qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e VV-së. /Telegrafi/