Mbi 270 persona janë punësuar me kontratë mbi vepër në administratën komunale të Prishtinës. Shoqëria Civile, INPO e Opozita akuzojnë se shumica prej të punësuarve me kontratë mbi vepër janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! të cilët në buxhet i kushtojnë Komunës mbi 400,000 euro në vit.
Hysen Durmishi, drejtor i investimeve kapitale ka pranuar se ka punësuar aktivistë partiakë. Janë dy persona në zyrën e tij që marrin pagë nga komuna e që janë aktivistë të VV-së, njëri kryen punën e këshilltarit e tjetri të inxhinierit.
Zëdhënësja e Komunës nuk ka dashur të përgjigjet pyetjeve se sa aktivistë të VV-së janë të punësuar në Komunë, duke thënë se s’ka përgjigje për këto pyetje. /Klan Kosova/