Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka rinisur sot zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit hetues Parlamentar me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së veprimtarisë së “Shërbimit Informativ të Kosovës”.
Në këtë drejtim, VV thotë se do të kërkojnë mbështetjen e grupeve tjera parlamentare.
“Në legjislaturën e katërt i patëm mbledhur 27 nënshkrime. Në legjislaturën e pestë i kemi mbledhur 38 nënshkrime. Tash do t’i mbledhim 40, aq sa nevojiten” thuhet në njoftimin e VV-së.