Site icon Telegrafi

VV proteston kundër vizitës së Vuçiqit dhe Dodikut në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë po mban protestë si kundërshtim për vizitën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atij të Republikës Serbe Millorad Dodik në Republikën e Shqipërisë.

Boiken Abazi tha se të dy presidentët janë politikanë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ai shtoi se është hera e parë që Millorad Dodik vjen në Tiranë, dhe se i njëjti është politikan non-grata në SHBA.

“E kemi deklaruar person non-grata, njëjtë kemi vepruar edhe me Vuçiq që nuk besojmë që ka dallim midis tyre. Vuçiq dhe Dodik kanë një të kaluar dhe tashmë kriminale në Ballkan, dhe specifikisht Vuçiq edhe në Kosove e dini pozicionin që ka mbajtur në Qeverinë e Millosheviq si ministër i Informacionit, e dini që para pak kohësh e quajti Millosheviqin udhëheqës të madh ndërkohë ishte duke përgatitur për të bërë bashkë me bashkëpunëtorët që gjeti mes politikanëve shqiptarë, ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, që e quajnë shkëmbim territoresh apo korrigjim kufijsh”, tha ai.

Abazi tha se mirëpret kundërshtimin e kancelares gjermane Angela Merkel ndaj idesë për ndryshimin e kufijve.

Ndryshe, në Tiranë sot dhe nesër mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në procesin e Brdo Brionit./kp/Telegrafi/

Exit mobile version