Site icon Telegrafi

VV përshëndet tërheqjen e Veselit, por nuk do ta votojë Haradinajn për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka përshëndetur gatishmërinë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që të tërhiqet nga kandidatura për postin e kryeparlamentarit, por nuk do të bëjnë marrëveshje për ta votuar Haradinajn për kryeministër.

“E përshëndesim tërheqjen e Veselit nga kandidatura për kryeparlamentar. Ka qenë koha e fundit për reflektim. Ne tash presim se kush do të jetë kandidati i PAN për kryetar kuvendi. Le ta propozojnë ndonjë personalitet që është sa më gjithëpërfshirës”, thuhet në kumtesën e VV-së të postuar në faqen zyrtare në Facebook.

“Sa i përket kërkesës së Veselit që ne ta votojmë Haradinajn, ne nuk mund të bëjmë marrëveshje me Veselin. Është Veseli ai që ka marrëveshje me Haradinajn. Pas dështimit të z.Haradinaj për të formuar qeverinë, radha i kalon të nominuarit tonë”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version