Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, gjatë mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës, është parë teksa po mblidhte nënshkrime nga deputetët e pranishëm.
Haxhiu për KosovaPress tha se po kërkojnë një seancë të jashtëzakonshme, lidhur me përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.
“Po kërkojmë seancë të jashtëzakonshme lidhur me përjashtimin e Kosovës nga Komisioni ndërkombëtar i cilësisë së arsimit”, tha ajo.