Iniciator për anulimin e protestës së nesërme ka qenë Lëvizja Vetëvendosje. Kështu ka deklaruar deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.
“Anulimi i protestës së nesërme nuk ka qenë qëndrim i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sepse ajo është përcaktuar paraprakisht kohë më parë”, ka thënë ajo.
Sipas deputetes së AAK-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dyshuar që protesta të mos jetë masive, siç kanë qenë protestat e kaluara.
“Arsyeja e anulimit ka qenë që të mobilizohet opozita edhe më tepër që protesta e radhës të jetë masive”, ka deklaruar Kardriaj në “Kontakt”.