Telegrafi

VV kërkon seancë të jashtëzakonshme lidhur me Raportin e BE-së për Kosovën (Dokument)

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të ketë debat parlamentar lidhur me Raportin e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, të publikuar sot nga Bashkimi Evropian.

Në kërkesën e VV-së për seancë të jashtëzakonshme për këtë qështje thuhet “Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria duhet të diskutojnë pa vonesa në një seancë të jashtëzakonshme të gjeturat nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Republikën e Kosovës”.

Ndryshe,sot përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini gjatë publikimit të këtij Raporti, ka thënë se çdo shtet është vlerësuar në bazë të meritave të veta.

Sa i përket Kosovës, Mogherini ka përmendur vetëm zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe dialogun që po zhvillohet me Serbinë, duke mos dhënë detaje të tjera sa i përket përparimit të Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave.

Sot drita e gjelbër për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE iu dha Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. /Telegrafi/