Telegrafi

VV dorëzon Rezolutë në Kuvend, kërkon shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagave të qeveritarëve

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes kanë dorëzuar një Rezolutë lidhur me shfuqizimin e vendimit 04/20 i datës 20 dhjetor 2017 për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook njofton lidhur me pikat e interpelancës.

“Në emër të grupit parlamentar, dorëzuam interpelancën lidhur me refuzimin e Qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 sipas kërkesës së Këshillit Ekonomik Social, po ashtu rritjen e pagës për shërbyesit civil dhe punëtorët shëndetësor vetëm 4 % apo 30 euro mbi pagën bazë si dhe për vendimin  e paligjshëm e të padrejtë të Qeverisë për rritjen e pagave afër 100% për vete”, shkruan Haxhiu në Facebook. /Telegrafi/