Site icon Telegrafi

VV: 17 vite pas luftës, asnjë potencial industrial i rindërtuar në Kosovë

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, së bashku me deputeten Shqipe Pantina dhe anëtarët e Kryesisë, Ylli Hoxha dhe Marigonë Drevinja, takuan sot deputetin nga radhët e SPD-së në Bungestagun gjerman, Josip Juratoviq.

Në një njoftim për media thuhet se në takim u diskutua rreth çështjeve ekonomike të Kosovës.

“Përgjatë 17 viteve të pasluftës nuk është rindërtuar potenciali industrial në Kosovë. Përkundrazi, nëpërmjet privatizimit të egër dhe pa planifikim, vetëm sa kanë mbetur mijëra të papunë. Në Kosovë duhet të ndërtohen strategji të reja ekonomike dhe duhet të hulumtohet potenciali prodhues i Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Exit mobile version