Site icon Telegrafi

Vushtrriasi sulmon bashkëshorten, viktima së bashku me vajzën dërgohen në strehimore

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar edhe për një rast të dhunës në familje në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur të martën, në 03:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa së bashku me vajzën e saj është dërguar në strehimore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version