Një person është arrestuar pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës kundrejt një femre.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:58, në Vushtrri.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës kundrejt viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/