Site icon Telegrafi

Vushtrria feston ditët e Hasan Prishtinës, Aida Dërguti ankohet pse nuk e ftuan

Aida Dërguti, deputete në Kuvendin e Kosovës me prejardhje nga Vushtrria, po ankohet ngase organizatorët e festivalit të parvjetshëm “Ditët e Hasan Prishtinës”, e që janë përfaqësuesit e komunës së Vushtrrisë nuk e kanë ftuar atë për të marrë pjesë.

Dërguti ka theksuar se është anëtare e familjes së Hasan Prishtinës, meqë stërgjyshja e saj ka qenë halla e tij.

Këto komente ajo i ka bërë në profilin e saj në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Dërgutit:

Halla e Hasan Bej Prishtinës, ka qenë stërgjyshja ime (gjyshja e gjyshes sime nga ana e nënës). Veç desha të ua kujtoj organizatorëve të manifestimeve në Vushtrri, nëse nuk duan të më ftojnë si deputete e Vushtrrisë, së paku si familjare e kanë obligim.

Ndryshe, Komuna e Vushtrrisë që prej zgjedhjeve të fundit lokale bashkëqeveriset nga koalicioni LDK, AKR dhe Lëvizja Vetëvendosje, prej së cilës Dërguti është ndarë për t’u bashkuar me grupin e të pakënaqurve në Partinë Social Demokrate (PSD). /Telegrafi/

Exit mobile version