Site icon Telegrafi

Vushtrri, shtatë të lënduar në aksident komunikacioni

Foto: Ilustrim

Shtatë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në Druar të Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin Avni Zahiti, Zëdhënës  i Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë  në Mitrovicë.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot  rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në  fshatin Druarë të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti për Telegrafin.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë  dy vetura civile.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime kanë pësuar shtatë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Exit mobile version