Site icon Telegrafi

Vushtrri, policia arreston dy pronarë të lokaleve – klientët e tyre nuk kishin maska

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Vushtrri, pasi që në lokalet e tyre janë gjetur disa persona pa maska.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur ditën e diel, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, policia bën të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Më poshtë, rastet e ndara sipas njoftimit të Policisë së Kosovës:

“Vushtrri 19.07.2020-19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij janë gjetur disa persona në mungesë të vendosjes së maskave, duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 19.07.2020-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij janë gjetur disa persona në mungesë të vendosjes së maskave, duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”. /Telegrafi/

Exit mobile version