Telegrafi

Vushtrri, plagoset aksidentalisht një 13-vjeçar nga vëllai i tij

Foto: Arkiv/Ilustrim

Një 13-vjeçar është plagosur aksidentalisht me pushkë ajrore nga vëllai i tij në Vushtrri.

Policia njofton se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00.

“Vushtrri 31.08.2022 – 16:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç është plagosur aksidentalisht me pushkë ajrore nga vëllai i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Arma bëhet e ditur se është konfiskuar nga policia, ndërkaq rasti është hapur si “Lëndim i lehtë trupor”. /Telegrafi/