Janë numëruar të gjitha votat e rregullta në Komunën e Vushtrrisë.
Në këtë komunë do të jetë garë e fortë në balotazh mes kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi dhe atij të LDK-së, Xhafer Tahiri.
Kryetari aktual i Vushtrrisë që vjen nga radhët e LDK-së do të futet i dyti në balotazh me 33.77% të votave të fituara, derisa Idrizi i PDK-së ka marrë 34.89% të votave.
Numër të konsiderueshëm të votave ka marrë edhe kandidati i LVV-së, Arsim Rexhepi (29.03%), por që nuk arriti të futet në balotazh.
PDK në Vushtrri prin edhe në garën për Kuvend Komunal me 31.43% të votave, pasuar nga LDK – 30.8%.
Pjesëmarrja në zgjedhje e qytetarëve të Vushtrrisë ishte 42.67 % apo 30 mijë e 587 qytetarë nga 71 mijë e 684 sa kishin të drejtë vote.
Kujtojmë PDK e LDK në balotazh do të përballen edhe në Dragash./Telegrafi/