Site icon Telegrafi

Vushtrri, një person plagos aksidentalisht vetën në dy këmbët

Një person ka plagosur aksidentalisht vetën në dy këmbët.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, derisa viktima ishte duke pastruar armën ka plagosur aksidentalisht vetën, transmeton Telegrafi.

“Vushtrri / 03.08.2024 – 09:10. Të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia (aksidentalisht) i ka shkrepur arma e gjuetisë te cilën ishte duke e pastruar dhe si pasojë i dyshuari ka plagosur vetën në dy këmbët. Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësorë dhe është jashtë rrezikut per jetë”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se në vendin e ngjarjes njësitë përkatëse policore kane gjetur dhe konfiskuar një arme gjuetie, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version