Telegrafi

Vushtrri, dy persona në gjendje të dehur shkaktojnë aksident dhe sulmojnë fizikisht një polic

Dy persona në gjendje të dehur në Vushtrri kanë shkaktuar aksident si dhe njëri ka sulmuar fizikisht një polic.

Rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 18:27, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur( nën ndikim të alkooli) të cilët në ikje kanë shkaktuar aksident trafiku me një veturë private dhe kanë goditur veturën e policisë. Njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/