Site icon Telegrafi

Vushtrri, 21 nga 24 qytetarët e prekur me coronavirus tashmë janë shëruar

Nga 24 persona të cilin ishin prekur me coronavirus në Komunën e Vushtrrisë, tashmë janë shëruar 21.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, transmeton Telegrafi.

“21 nga 24 qytetarët e prekur me #coronavirus tashmë janë shëruar. Më 24 mars e kishim rastin e parë të konfirmuar. Pra me disiplinë e kujdes në kohë rekord në harkun 1 muaj e 1 javë ne po e mundim këtë armik të padukshëm. Kjo do të jetë fitorja më e ëmbël e që na largon nga liga e coronavirus”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 780 raste me COVID-19, 201 janë shëruar kurse 22 kanë humbur jetën./Telegrafi/

Exit mobile version