Fëmija që u zgjua nga gjumi në një qendër qëndrimi ditor në Filipine, ka qenë ende i trullosur prej gjumit, kur e ka vënë në shpinë një karrige, duke menduar se është çantë.
Bashkëmoshatarët dhe edukatoret nuk ndalonin së qeshuri, teksa ai futi duart nëpër pjesët anësore të karriges dhe u nis të dilte, transmeton Telegrafi.
“Po mendohem se si nuk veproj njëjtë edhe unë, kur zgjohem i trullosur dhe me shumë dhimbje koke”, ka shkruar një komentues.
Veprimi tij është pëlqyer shumë, duke bërë që të shpërndahet mbi shtatë milionë herë brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/
https://youtu.be/MA2LeEzmrfs