Siç është zakon, çdo 1 janar, çdo vend dhe çdo rajon raporton se kush ishte i porsalinduri i parë i vitit të ri.
Sigurisht, nëse prindërit ju vendosin emrin Griezmann Mbappe dhe kjo gjë bëhet publike, lajmi arrin në të gjithë botën.
Kjo është ajo që ka ndodhur në Atacama, Kili. Një postim i pafajshëm në Twitter nga spitali “Copiapó”, në të cilin raportohej se cila kishte qenë foshnja e parë e vitit 2022 dhe e fundit e vitit 2021, ka përfunduar duke u bërë trend në disa qytete spanjolle.
Griezmann Mbappé a los 18 años pic.twitter.com/yZHRSoj4ob
— Carlos Pérez (@CarlosPerez85) January 3, 2022
“Ne përshëndesim ngrohtësisht Teodora Pacaje për lindjen e fëmijës së saj të parë, Griezmann Mbappe, më 1 janar, në orën 21:09, duke qenë foshnja e parë e lindur në Atacama më 2022” – thuhet në Twitter.
Përdoruesi ‘kiliane T13’ u interesua pak më shumë për historinë dhe sqaroi: “Ai është djali i një çifti bolivian që jeton në Kili prej katër vitesh dhe janë tifozë futbolli. Babai zgjodhi emrin e sulmuesit të Atlético Madridit, ndërsa nëna emrin e yllit të PSG”.
Dhe rrjetet sociale, natyrisht, shpërthyen… /Telegrafi/
Un país donde le ponen Griezmann Mbappé a un niño está condenado a GANAR LA COPA DEL MUNDO. VAMOS CHILE MIERDA🇨🇱🇨🇱🇨🇱 https://t.co/R3AlUT05Do
— Lucasnervista (@Breret0nista) January 3, 2022