Site icon Telegrafi

Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big Brother

Foto: Screenshot/YouTube

Teksa po shijonte ushqimin jashtë oborrit të Big Brother VIP Kosova, Vullnet Krasniqi bëri edhe një bisedë me Burim Vatovcin.

Ai po ashtu po përjetonte edhe qetësinë që po ia jepte ezani, derisa po thirrej për faljen e namazit të jacisë.

Kështu deklaroi ai, duke shtuar se në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ky ezan po e qetëson.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai i tha Burimit “shumë qetësues Ezani këtu në Big Brother”.

Lexo po ashtu Xheneta për banorin e ri, Eduartin: Famën që e ka jashtë katastrofë

Më pas, Burimi ia tregoi një rast për Gjestin, i cili po falej bashkë me Naim Bunjakun apo siç njihet me emrin artistik Xuxi.

Foto: Screenshot/YouTube

Gazetari jashtë shtëpisë ka qenë i ashpër me komentet dhe mendimet e tij për fenë.

Në lidhje me këtë, i njëjti para disa muajve u sulmua gjatë një storie që po realizonte në Prizren. /Telegrafi/

Exit mobile version