Site icon Telegrafi

Vullneti i flet ‘foshnjës’: Bota ka shumë njerëz të këqij, ti nuk duhet të jesh i tillë

Foto: Screenshot/YouTube

Vullnet Krasniqi i ka bërë një monolog ‘foshnjës’ së tij, derisa në shtëpi po zhvillohet sfida e buxhetit nga ‘Vitabiotics’ ku banorët të ndarë në çifte duhet të kujdesën për ‘foshnjën’ e tyre.

Ai i ka treguar djalit të tij se jeta nuk do të jetë e lehtë dhe se bota ka njerëz shumë të këqij.

“Jeta nuk është aspak e mirë, e lehtë qysh kanë me ta thënë e me ta mësu si fëmijë, ka 150 mijë probleme në jetë dhe ke me taku lloj-lloj personi. Person që ka me u mundu me të bë keq e persona që kanë me u mundu me të bë mirë”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Tutje theksoi: “Ti duhesh me fillu e me kuptu se cili po donë me të mirë e cili keq, por ti s’duhesh me u bë kurrë person i keq – por gjithmonë i mirë”.

“Në jetë nuk kanë me të ndodh vetëm sene të mira, ka me pas edhe sene shumë të këqija. Po ti duhesh me u mësu me i ballafaqu të gjitha”, shtoi ndër tjerash Krasniqi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vullnet Krasniqi

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova, që do të jetë më 24 janar.

Finalisti i parë vlen të ceket se u zgjodh boksieri Drilon Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version