Site icon Telegrafi

Vulin dhe delegacioni serb deshën të futen në Mal të Zi me rroba ushtarake, malazezët nuk i lejuan – u futën me rroba civile

Deputeti i Frontit Demokratik, Jovan Vuçuroviq, ka deklaruar për “Vijesti”, se delegacioni i Serbisë është futur në Mal të zi me rroba civile, pasi që autoritetet malazeze ka refuzuar kërkesën që ata të futen me rroba ushtarake

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin së bashku me ndihmësin Millan Rankoviqin dhe oficerët e ushtrisë serbe Rajko Millovanoviq, Mihaillo Zogoviq, Vesko Mimoviq dhe Vasilije Furunxhiq kanë marrë rrugë për në Mal të Zi, transmeton Telegrafi.

Ata raportohet se kishin kërkuar të futen në këtë shtet me rroba ushtarake, por një gjë e tillë është refuzuar nga autoritetet malazeze, kështu në fund janë futur me rroba civile.

Vizita e Vulinit dhe delegacionit serb është private, pasi ato zyrtare paralajmërohen më herët, shkruajnë mediat malazeze. /Telegrafi/

 

Exit mobile version