Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin e porositi kryetarin e sapo zgjedhur të Maqedonisë së Veriut se nuk duhet të merret me atë se si Serbia do ta zgjidh problemin me Kosovën.
“Pendarovski shumë pak pyetet për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, por dëshiron të pyetet edhe për të ardhmen e Serbisë. Se si Serbia do ta zgjidh problemin e saj të brendshëm, s’është temë për kryetarin e Maqedonisë së Veriut. Nëse ideja e ndërrimit të kufijve është e keqe dhe jo e shekullit 21 atëherë mund të tërheq njohjen e Kosovës nga fillimi i shekullit 21 apo ta dënojë intervenimin e NATO-s në fund të shekullit 20 që bëri pastrim etnik mbi serbët nga Kosova”, tha Vulin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, kryetari i sapo zgjedhur i Maqedonisë së Veriut tha se “ideja për përmirësimin e kufirit të Beogradit dhe Prishtinës është e paimagjinueshme.
“Më të keqe se kjo ide nuk kam dëgjuar. Po të ishte e mundur që kjo çështje që do të zgjidhej në tavolinë, deri tash do të zgjidhej. Mbështes me të dy duart qëndrimin e Bashkimit Evropian që mbështet zgjedhjen për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që nuk e destabilizon rajonin”, ka thënë kryetari Pendarovski për RTK-në./Telegrafi/