Telegrafi

Vula e standardeve të reja – Ledri ‘demolon’ Zonen duke performuar live me bend si askush tjetër (Foto/Video)

Hip hop superylli, Ledri Vula, pati një nga paraqitjet më të mira në karrierë të martën mbrëma në Prishtinë.

Ai performoi në Zone Club në Prishtinë, ku të pranishëm për të ishin mbi tre mijë adhurues të muzikës së tij.

Publiku në zjarr kur Ledri u ngjit në skenë. Foto: Instagram

Së pari performoi Young Zerka, i cili u përkujdes të nxehej atmosfera, kurse me të zbarkuar ai në skenë, filloi edhe kulmi i atmosferës, ku i gjithë publiku iu bashkua performancës së Ledrit.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Ledri Vulës (Foto/Video)

Ndryshe nga artistët tjerë, skena e tij ishte plot – e mbushur nga bendi i udhëhequr nga Gamblemania dhe ekipi i reperit, të cilët e bënë këtë mbrëmje unike në secilën formë.

Rreth 3 mijë adhurues u mblodhën në Zone për Ledrin! Foto: Instagram

Ai performoi hitet më të mëdha të tij, duke filluar prej “Pablo”, “Sun rrin me neve”, “1 got për ty” dhe shumë të tjera pa asnjë problem “live”, duke vënë standarde të reja të performimit, në një moment kur artistët tjerë performojnë shumicën e rasteve “playback”.

Performancën ai e përfundoi krenar para publikut të tij në Prishtinë, në atë që ishte koncerti i tij i dytë i stërmbushur në Zone, por kësaj radhe në një nivel dhe dimension tjetër.

/Telegrafi/