Site icon Telegrafi

Vukshinaj: Gjenerata e dytë dhe e tretë e diasporës e shohin Kosovën vend të mundësive (Video)

Në emisionin “Përballje” është diskutuar për mundësitë për punësim dhe shkollim që kanë shqiptarët në Gjermani nëpërmjet migrimit të rregullt dhe legal.

Fjolla Vukshinaj me organizatën e saj “GERMIN”, bënë promovimin e shqiptarëve të suksesshëm të diasporës.

Vukshinaj, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se është pozitive që gjenerata e dytë dhe e tretë e diasporës e shohin Kosovën si vend i mundësive.

“Është fatkeqësi që të rinjtë e Kosovës nuk e shohin vendin e tyre si vend i mundësive për dallim nga shqiptarët e diasporës”.

Fjolla thotë se në Kosovë ekziston një paragjykim ndaj diasporës, si për mënyrën e veshjes apo edhe në gjëra të tjera, gjë që mund të kenë edhe diaspora për Kosovën.

Lexo po ashtu Hajdari: Biseda në autobus me të moshuarën gjermane, pika e kthesës sime në Gjermani (Video)

Vukshinaj ka thënë se Kosova duhet ta sheh diasporën si një avantazh konkurrues, ashtu siç e kanë bërë armenët.

Lexo po ashtu Konsulentja politike, Podrimja: Në Gjermani shteti më ka integruar, institucionet duhet të japin kontributin e tyre për integrimin tonë në Kosovë (Video)

“Ne kemi probleme më gjuhën shqipe në diasporë. Nëse edhe këtë gjë nuk e rregullojmë do të ketë shkëputje me diasporën tonë në të ardhmen”.

Lexo po ashtu Afaristi nga diaspora: Në Gjermani nuk bëhesh milioner brenda vitit, pas gjashtë vitesh punë firma ime doli me bilanc pozitiv (Video)

Ajo thotë se një dëshmi që duhet marrë për bazë, është rënia e remitencave në vitet e fundit nga diaspora. /Telegrafi/

Exit mobile version