Telegrafi

Vuçiqi mbështet vendimet e Listës Serbe, sepse për herë të parë shqiptarët s’janë shumicë në Qeverinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media ka thënë se i kishte dhënë përkrahje Listës Serbe që të hyjë në koalicion me Ramush Haradinajn.

Sipas tij, Lista Serbe kishte tri opsione: Qeverinë me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, subjekt ky që, sipas tij, “synon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”. Opsion tjetër thotë se ishte që kjo Listë të mos e mbështeste askënd, ndërsa deklaron se ai u përcaktua për opsionin e tretë, për votën për Qeverinë Haradinaj.

Ai mbështet këtë vendim, duke thënë se shqiptarët për herë të parë në Qeverinë e Kosovës nuk e kanë shumicën.