Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiqi, pasi iu kthye treni – pranë kufirit me Kosovën – për në Beograd, ka kontaktuar ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, të cilit i tha se shqiptarët po provokojnë një konflikt të ri.
“Ju njoftojnë se shqiptarët, njësitet speciale të tyre kanë tentuar ta minojnë një pjesë të hekurudhës”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
“Shqiptarët i vendosën trupat e tyre në Luzhan, në trekëndëshin Podujevë-Orllan-Vushtrri. I dërguan në Jarinjë, ku pritej treni, që ta arrestojnë makinistin e udhëtarët. Shqiptarët, pa leje të askujt i kishin dërguar 17 makina të blinduara të tipit ‘Kobra’ me elitarët ROSU që të provokojnë konflikt. Vendimi im ishte, me çka mburrem, ta ndali trenin në Rashkë e të kursej jetën e njerëzve tanë”, ka shtuar Vuçiqi. /Telegrafi/