Zaev më shikoi sikur të isha “i çmendur” kur i thashë që nuk do të hapeshin negociatat, tha Presidenti Aleksandar Vuçiq, duke iu referuar vendeve në Ballkan që presin të bëhen anëtare të BE-së.
“Ju më pyetni nëse jam i sigurt se ata në Bruksel janë të sigurt se çfarë do të bënin me veten e tyre dhe çfarë do të bënim me ne, unë do të përgjigjem se nuk jam i sigurt se ata e dinë se çfarë duan nga ne. Dhe çfarëdo tjetër që ata t’ju thonë, do t’ju gënjenin. Unë kam biseduar edhe me Zaevin kur kemi qenë në Novi Sad, kemi darkuar, Edi e ka ditur që kam të drejtë. Zaev më shikoi sikur të isha “çmendur” kur i thashë që nuk do të hapeshin negociatat. Dhe kisha të drejtë”, tha Vuçiq./Telegrafi/