Site icon Telegrafi

Vuçiq: Zaev i besoj BE-së dhe nuk mori vaksina

“Kur pyeta për herë të pestë në BE kur do të merrnim vaksinat dhe nuk mora përgjigje specifike, ata thjesht më thanë se do t’i merrnin ato së pari dhe pastaj ne, unë e dija se duhet të fillonim përgatitjen për vaksinat menjëherë. Miku im Zoran Zaev, natyrisht, u mbështet plotësisht në BE-në sepse atij i ishte thënë ashtu. Ne nuk e bëmë atë”, tha Vuçiq.

Kjo u njoftua nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për “TV Face” të Bosnjës.

Ndër të tjera, ai tha se bashkëpunimi në rajon është i domosdoshëm, sepse është mënyra e vetme që vendet të përparojnë dhe të zhvillohen, gjegjësisht të ndalohet ikja e të rinjve jashtë.

Vuçiq pastaj foli për problemet e zakonshme në rajon, duke theksuar se coronavirusi ka ndryshuar gjithçka.

“Të gjithë kemi të njëjtat probleme. Do të theksoja një gjë. Marrëdhëniet botërore, marrëdhëniet në Evropë dhe rajon po ndryshojnë me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Ata që ishin të dobët 7-8 vjet më parë tani po bëhen të fortë dhe anasjelltas. Këtë veçanërisht e ndryshoi coronavirusi”, tha Vuçiq.

Exit mobile version