Telegrafi

Vuçiq: Vetëm hiqni dorë nga tarifat, ne do vazhdojmë me çfarëdo negociate që doni

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq , në forumin ndërkombëtar GLOBEC që po mbahet në Bratisllavë ka thënë se është i gatshëm për çfarëdolloj negociate, vetëm që të hiqet taksa 100 përqind ndaj produkteve serbe.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi Vuçiq thotë se është i interesuar ‘për ato milionat që i takojnë popullit serb’.

Lexo po ashtu Thaçi: Lista Serbe nuk lejoi njerëzit të jenë pjesë për shkrurjen e statusit të Asociacionit

“Jam i interesuar për ato miliona që u takojnë popullit serb, prandaj jam i etur për ta fituar atë shumë që ato populli ynë i meriton, kaq. Vetëm heqni dorë nga tarifat dhe ne do të vazhdojmë me çfarëdolloj negociate që dëshironi”, tha Vuçiq. /Telegrafi/