Site icon Telegrafi

Vuçiq: Ushtria e Kosovës destabilizon situatën e sigurisë në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendi i tij është i gatshëm për vazhdimin e dialogut, madje, siç u shpreh ai, edhe në situatën e tensioneve të shtuara politike dhe të sigurisë, para se gjithë, për serbët në Kosovë.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian pranë Komitetit parlamentar për stabilizim dhe anëtarësim BE-Serbi, Eduard Kukan.

Në takim është biseduar për rrugën evropiane të Serbisë, proceset e reformave, dialogun me Kosovën dhe situatën në rajon.

Vuçiq ka shprehur shqetësimin e tij për krijimin e Ushtrisë së Kosovë, duke thënë se “kjo do të çojë në destabilizimin e situatës në rajon”, transmeton KosovaPress.

“Presidenti serb njoftoi kryetarin e delegacionit Eduard Kukan për arsyet e ndërprerjes së dialogut me Prishtinën, duke theksuar se detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit nuk u përmbushën, para së gjithash, themelimi i Asociacionit të komunave serbe”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Presidenca e Serbisë.

Ndryshe, edhe dje Moska zyrtare është shprehur kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Exit mobile version