Nesër në ora 7:00 do të hapen të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.
Pak kohë para nisjes së votimeve, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka ftuar të gjithë serbët e Kosovës të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet për kryetarët e katër.
“Le të dalin nesër në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat veriore të Kosovës. Le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është lutja ime”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb “Pink”.