Site icon Telegrafi

Vuçiq me Rusinë, serbët solidarizohen me Ukrainën: Putin është çmendur

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së djeshme ka pohuar se nuk do t’i vendos sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Por, qytetarët serbë kanë protestuar në qendër të Beogradit, gjegjësisht organizatorë të demostratës ishin “Gratë në të zeza”.

Të mbledhurit mbajnë pankarta ku shkruhej “Putin, mbaji duart larg Ukrainës”, “Ndal luftën në Ukrainë”, “Gratë në të zeza kundër luftës”, “Putini u çmend”, “Stop Putin, ndalo luftën”.

Flamuri i madh ukrainas dhe një ngjyrë tjetër e bardhë që simbolizon paqen janë parë në protestë, raporton nova.rs.

Lexo po ashtu Vuçiq kontradiktor, përkrah sovranitetin e Ukrainës, por jo sanksionet ndaj Rusisë

Theksojmë se kjo organizatë e grave disa herë ka protestuar duke kërkuar që të zbardhet fati i të pagjeturve shqiptarë që humbën jetën gjatë gjenocidit serb në Kosovë.

Ndryshe, Rusia tash e tre ditë ka filluar pushtimin e shtetit ukrainas, të cilën gjë e kanë dënuar shtetet Perëndimore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version