Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar pasditen e së enjtes me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarit e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Gjatë një pauze të këtij takimi, ai u ka thënë medieve se në takimin e së mërkurës në Bruksel bisedimet kanë qenë të rënda. Sipas tij nga Prishtina është kërkuar shembja e murit në Mitrovicën e veriut, pavarësisht që rregullimi komunal është nën kompetencat e komunës.
“Madje edhe sipas ligjeve të Kosovës, kjo është nën kompetencat e drejtpërdrejta të vetëqeverisjeve lokale, pra nën kompetencat e Goran Rakiqit nga Mitrovica e veriut. ‘Nuk numërohet’, nuk vlejnë as ligjet e Kosovës. ‘Nuk vlen asgjë, duhet të shembet’. Goran Rakiq pranon që të shembet (muri), jo pse mendon keq për popullin e tij ose pse është frikacak, por sepse dëshiron ta ruaj paqen”, theksoi Vuçiqo.
Ai gjithashtu ka theksuar se i ka porositur serbët e Kosovës që të rrinë të qetë. /REL/