Site icon Telegrafi

Vuçiq premton hekurudhën Beograd-Budapest nga viti 2018

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka premtuar qytetarëve serbë se linja hekurudhore Beograd-Budapest do të jetë gati për shfrytëzim duke filluar nga viti 2018.

Duke folur në një ceremoni promovimi për modernizimin dhe ndërtimin e kësaj linje hekurudhore, ai tha po ashtu se linja hekurudhore Beograd-Novi Sad do të vihet në përdorim në vitin 2018, transmeton KosovaPress.

“Është një projekt i madh për shtetin tonë. Do të përfundojmë të gjitha punët për dy vite e gjysmë. Shpresoj që do të punojmë së bashku me kolegët tanë kinezë dhe hungarezë dhe të tregojmë çfarë mund të bëhet kur ka përkushtim”, tha ai.

Ai tha se kjo linjë hekurudhore do të lidh dy shtete mike, qytetarët hungarezë dhe serbë, si dhe Serbinë me Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Exit mobile version