Site icon Telegrafi

Vuçiq për referendumin në Maqedoni: Bota nënvlerëson popujt e Ballkanit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sot në Moskë në lidhje me referendumin në Maqedoni, tha se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti, por theksoi se Evropa duhet të jetë e përgatitur.

“Nuk është puna ime të përzihen në punët e brendshme të një vendi të pavarur. Frikësohem dhe mendoj se disa nga njerëzit botëror nuk na vlerësojnë neve popujve të Ballkanit dhe mendojnë se munden gjithçka. Mendojnë: do ta shohim me popullin, pastaj nëse nuk mundemi me popullin, do ta provojmë me presion ndaj deputetëve. Nëse nuk mundemi edhe atë, atëherë nuk është e rëndësishme”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni nga B92.

Vuçiq shtoi se e respekton marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai kërkoi nga Evropa dhe bota të tregojë respekt për popujt e vegjël dhe vlerësoi se nuk mund të injorohet ajo se çfarë mendon populli./Telegrafi/

Lexo po ashtu Referendumi dështoi, fjalën e kanë politikanët (Foto)
Exit mobile version