Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të shtunën se së shpejti do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin rus Vladimir Putin.
Vuçiq ka precizuar se me Merkelin është takuar nëntë herë, ndërsa “për pesë ditë” do të ketë edhe takimin e dhjetë me të.
Ai këto komente i bëri gjatë një mitingu parazgjedhor në Çaçak, ndërkohë që nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me takimet e paralajmëruara, transmetojnë mediat serbe.