Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar mospjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Samitin e Berlinit.
Kurti tha se nuk e di pse nuk ka ardhur dhe se nuk është që i ka munguar.
“Nuk e di pse s’ka ardhur dhe nuk është që na mungoi, ndoshta dikujt po, por mua jo sigurisht”, tha Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se sot në samit të gjithë folësit dënuan agresionin rus në Ukrainë, e sipas tij kjo mund të ketë qenë arsyeja e mungesës së presidentit Vuçiq.
“Ka mundësi që në një situatë të tillë, është frikësuar të jetë i pranishëm ku qartazi do të ishte i vetmuar dhe prandaj sikurse ka bërë jo rrallë herë ka sakrifikuar dikë tjetër në vend se t’i dalë në ballë detyrës e shtetit ku është president”, tha Kurti. /Telegrafi/