Telegrafi

Vuçiq nesër do takohet me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nesër në ora 11:00 do të takohet me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska Tipko, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Vuçiq, sot kanë biseduar në telefon pas tërheqjes së stafit nga ambasada e Serbisë në Shkup.

Nga Qeveria njoftuan se gjatë bisedës mes Zaevit dhe Vuçiqit janë arritur këto përfundime:

1. Maqedonia dhe Serbia gjitha keqkuptimet eventuale mes tyre do t’i zgjidhin me dialog.

2. Pa dallim të qëndrimeve të ndryshme politike në lidhje me çështje të rëndësishme politike dhe rajonale, Maqedonia dhe Serbia së bashku do të luftojnë për ballafaqim, por edhe për përparimin e realacioneve miqësore mes dy vendeve.

Në fund nga Qeveria e Maqedonisë kumtuan se me Serbinë do të intensifikojnë komunikimin dhe do ta mbështesin njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së./Telegrafi/