Telegrafi

Vuçiq në mbledhjen e KS të OKB thotë se transformimi i FSK-së në Ushtri u bë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke folur për transformimin e FSK-së në Ushtri, tha se kjo nuk është bërë as në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, të cilën, siç ka thënë Vuçiq, gjithashtu nuk e njeh Serbia.

“Dhe papritmas ndoshta edhe befasisht marrin edhe mbështetje të madhe në këtë drejtim ku thuhet se fillimi i procesit të tranzicionit është e drejtë sovrane. Pyetja ime është e drejtë sovrane, nga cili paragraf apo rregull është nxjerrë kjo e drejtë. Dhe po ju them, askund. Është thjeshtë interpretim tejet i dobët që bëhet nga disa vende, sepse është interes i tyre politik”, ka thënë Vuçiq.

Duke hedhur akuza në drejtim të Kosovës, Vuçiq ka thënë se Kosova është zyrtarisht territori me nivelin më të ulët e të kthyerve në botë.

“Vetëm 1,5 për qind e tyre janë kthyer në pronat e tyre, por kjo temë nuk ekziston askund në botë, ose asgjë të ngjashme”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq.

Presidenti rus pohoi se i kanë lutur Prishtinën që mos të shkohet në votim të anëtarësimit të plotë në INTERPOL dhe UNSECO, por kanë shkuar në votim, duke llogaritur në votat e Amerikës dhe shteteve tjera, por kanë dështuar dhe për këtë pastaj filluan ta fajësojnë Serbinë.

“Por paritmes vendosin tarifa në kundërshtim me CEFTA-n dhe BE-në, duke vendosur në fillim 10% dhe pastaj e ngritën atë në 100%, duke e mbyllur çdo tregti mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kanë vënë në rrezik një komunitet të tërë serb në Kosovë”, tha ai.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandati të FSK-së në ushtri të Kosovës. /Telegrafi/