Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot gjatë dorëzimit të vaksinave i rekomandoi vendit tonë të fillojë imunizimin sa më shpejt të jetë e mundur.
“Unë dua që e gjithë Maqedonia të dijë se ka pasur pengesa ligjore për shpërndarjen e vaksinave disa ditë më parë. Por për shkak të pengesave, dhe që të mos përballemi me sanksione, kjo ndodhi sot.
Ne kemi vaksinuar mbi 600 mijë qytetarë dhe besoj se Maqedonia do të fillojë me imunizim. Çdo jetë e shpëtuar është e rëndësishme”, tha Vuçiq./Telegrafi/