Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në seancën e jashtëzakonshme të qeverisë së Serbisë, u bëri thirrje të pranishmëve që të luftojnë më shumë në frontin e politikës së jashtme, përmes bashkëpunimit ndërmjet qeverisë, parlamentit dhe presidencës.
Në Beograd është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e qeverisë së Serbisë, ku morën pjesë presidenti Aleksandar Vuçiq e kryetarja e kuvendit Ana Brnabiq, transmeton Telegrafi.
Vuçiq në këtë seancë i ka bërë thirrje qeverisë të formojë ekipin për ta kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe u theksuar të dërgohet “non-paper” ku do të bëhet i ditur qëndrimi i Serbisë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Shanset tona janë minimale”, tha ai duke shtuar se kjo nuk do të thotë se nuk duhet të luftojnë.
Ai kërkoi ndryshim të qasjes dhe se argumenti kryesor kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është se Prishtina nuk e formoi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe jo se “Kosova nuk është shtet” sepse do të nuk kanë asnjë efekt pasi shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropian kanë njohur Kosovën. /Telegrafi/