Deklaratat kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq kanë nxitur reagime të shumta në platformën “X”.
Demush Shasha, nga Instituti Epik, ka publikuar deklaratën kërcënuese të Vuçiqit, ku e njëjta pastaj është shpërndarë nga figura të njohura vendore e ndërkombëtare, të cilët kanë kritikuar ashpër qasjen e presidentit serb.
Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati ka thënë se duhen ndaluar shtetet agresore, dhe se nuk është çështja që Perëndimi të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një mjedis i qëndrueshëm i sigurisë në rajonin tonë duhet të ketë si pikënisje frenimin demokratik të shteteve agresore. Çështja nuk është që Perëndimi të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë por Serbia të pranojë realitetin e pasluftës në rajon dhe t’i bashkohet familjes së shteteve demokratike në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Bushati.
A stable security environment in our region should have as its starting point the democratic containment of the aggressor states. The question is not for the West to choose between 🇽🇰🇷🇸 but for 🇷🇸 to accept post-war reality in the region & join family of democratic states in 🇪🇺. https://t.co/wBTWeqIYXP
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) March 18, 2024
Reagim ka pasur edhe nga gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel. Ai ka pyetur se deri kur Vuçiq do të kërcënoj me luftë në sytë e Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
“Edhe sa herë duhet Aleksandar Vuçiq të kërcënojë me luftë përpara se Josep Borrell dhe Mirosalv Lajçak dhe të tjerët të jenë të përgatitet të ndryshojnë kursin dhe të heqin dorë nga qetësimi i pasuesit të Putinit në Beograd?”, ka shkruar Israel në “X”.
How many times must @avucic threaten with war before @JosepBorrellF, @MiroslavLajcak & Co are prepared to change course and give up the appeasement of Putin´s disciple in Belgrade? https://t.co/rJbQ5sTSJp
— Stephan Israel (@StephanIsrael) March 19, 2024
Analisti politik, Agon Maliqi ka shkruar se ky është Vuçiqi i vërtetë.
“Ky është Vuçiqi i vërtetë/i papërpunuar që parashtron planet e lojës dhe tregon shenja të qarta të çrregullimit autoritar në fazën e fundit. Unë do të thosha se lufta nxitëse rezulton më pak nga qetësimi sesa nga dobësia/frika dhe izolimi në rritje. Megjithatë, është e qartë se Perëndimi nuk ka arritur të vendosë parandalimin”, ka shkruar Maliqi.
This is the real/raw Vucic laying out game plans and showing clear signs of late-stage authoritarian derangement. I'd say the warmongering results less from appeasement than from weakness/fear and growing isolation. Yet it's clear that the West has failed to establish deterrence. https://t.co/4tFIJswkqK
— Agon Maliqi (@AgonMaliqi) March 19, 2024
Analisiti malazes, Ljubomir Filipoviq gjithashtu ka reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit.
“Pse po injorohet dhe tolerohet kjo?”, ka pyetur Filipoviq në një postim në “X”.
Ndryshe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku tha se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.
Nëse ata zgjedhin Kosovën, Vuçiq ka thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”. /Telegrafi/
https://twitter.com/ljubofil/status/1769987216548196562