Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka folur sonte edhe rreth iniciativës së Listës Serbe që të largohen nga Qeveria e Kosovës.
Vuçiq ka thënë se ai nuk mund të vendos dhe se është në dorën e tyre (Listës Serbe), që të vendosin nëse duan të qëndrojnë në Qeverinë e Kosovës.
“Ata duhet të vendosin me gjakftohtësi për këtë”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu tha se shumë ambasadorë perëndimorë e kanë kontaktuar Listën Serbe dhe i kanë lutur që të mos largohen nga qeveria e Kosovës.
Vuçiq ka theksuar ndër të tjera se edhe ai vetë nuk ka pranuar me shumë ambasadorë. /Telegrafi/