Telegrafi

Vucic uron Majlinda Kelmendin: Bravo, hallall të qoftë për suksesin

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, e ka uruar në mënyrë korrekte olimpisten kosovare.

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos.

Megjithëse shumë kush në shtetin serb është munduar ta minimizojë suksesin e xhudistes kosovare, kjo nuk ka ndodhur me kryeministrin serb, Vucic.

“Sa i përket zonjës apo zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk ka bërë asnjë të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për talentin, aftësinë, shpirtin… Ia heq kapelën”.

“Por, Kosova është në Lojërat Olimpike përkundër faktit se anëtare mund të jetë vetëm shteti i cili është pranuar nga Kombet e Bashkuara”.

Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi triumfon edhe ndaj kritikëve: Kalon me sukses testin e dopingut

“Iu kam ikur komentimeve të budallallëqeve të analistëve dhe gazetarëve të rrejshëm, të cilët thonë se në Bruksel është nënshkruar që Kosova të jetë anëtare e Komitetit Olimpik”, tha ndër të tjertash Vucic. /Telegrafi/