Një nënë ka pranuar se për shkak të formës së madhe të vezoreve nuk mund të mbetet shtatzënë me një fëmijë, ku si rezultat i këtij çrregullimi ajo i ka sot 38 fëmijë – 6 binjakë, katër trinjakë dhe pesë katërnjakë.
Mariam Nabatanzi, 39-vjeç, një vit pasi u martua në moshën 12-vjeçare mbeti shtatzënë me binjakët e parë, kurse tre vite më parë e braktisi bashkëshorti duke e lënë të vetme që të kujdeset për 38 fëmijët, transmeton Telegrafi.
Ajo sot jeton me fëmijët në katër shtëpitë e ndërtuara nga tulla të betonit e të rrethuar nga fushat e kafesë në veri të Kampala. Por, rrëfimi i saj i pazakontë filloi kur pasi solli në jetë binjakët e parë, mjekët i thanë se madhësia e vezoreve bëjnë që ajo të mbetet vazhdimisht shtatzënë.
E sikur kjo të mos mjaftonte, ata e këshilluan që të mos përdor barna për të parandaluar shtatzënitë e padëshirueshme, pasi që mund t’i shkaktojnë probleme më të mëdha shëndetësore. Kështu ajo vazhdimisht mbeste shtatzënë.
Në Ugandë, gratë zakonisht sjellin në jetë deri në 5 fëmijë që konsiderohet si numri më i madh i vendeve afrikane. Por, familja e Mariamit ka thyer këtë “praktikë” në Ugandë. /Telegrafi/