Site icon Telegrafi

Vserlo pasi Gjesti e gjuajti me vezë në kokë: Më është goditur një shpullë në fytyrë, banorët qeshnin

Vserlo ka qenë banori i radhës që u eliminua të martën nga Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka folur për një nga momentet më pikante në shtëpinë e famshme, atë ku Gjesti e goditi me vezë.

Ish-banori ka qenë tejet i nervozuar me veprimin duke thënë vazhdimisht se e ka goditur me shuplakë në fytyrë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një intervistë për Big Brother Radio, tha se ka qenë me hundë të nxirë e dhimbje të mëdha.

Lexo po ashtu Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

“Kam qenë tri ditë me dhimbje hunde, hundë të nxirë, me dhimbje koke, nuk do kisha bërtitur aq shumë për atë vezë në Prime. Mua më është goditur një shpullë në fytyrë, por gjithsesi pastaj u kthye në tone qesharake, e mora edhe unë të tillë edhe vazhduam të tillë”, u shpreh ai.

Gjesti e goditi me vezë në kokë Vserlon

Tutje tha: “E di kush ishte problemi i vezës se të gjithë banorët aty brenda kishin harmoni të pashkruar me Gjestin dhe çdo batutë apo çdo gjë që do të bënte Gjesti në kuadër të lojës së vet të ngacmimeve këta qeshnin gjithmonë. Edhe kur ndodhi ajo me vezën, të gjithë qeshën”.

Vserlo ka pasur përplasje të mëdha me Gjestin e me shumë konkurrentë sa ishte brenda. /Telegrafi/

Exit mobile version